Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 15:30
Teksa ka ende rrugë në Durrës nën pushtetin e ujit, për shkak të bllokimit të pusetave dhe mosmirëmbajtjes së rrjetit, një autobus i linjës urbane Durrës-Plazh ka rrezikuar të marrë flakë në ecje duke vënë në rrezik dhe jetën e shumë prej udhëtarëve që ndodheshin ne të.
Një defekt në sistemin e frenimit dhe tymi janë konstatuar shpejt dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të qytetit i ka dhënë fund përhapjes së flakëve. Autobusi ndodhej pranë stacionit të trenit kur u konstatua tymi dhe mëbpas zjarri.