Mas*kra e Urës Vajgurore më ‘97/ I dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashi kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO

Fran Marashi ka kërkuar pafajësi gjatë mbrojtjes së tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ai pretendoi se nuk ka gisht në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997 ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Vendimi për fajësinë ose jo të tij do të merret me 26 shtator teksa SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e dënoi përjetë.

Marashi mbahet prej kohësh në regjimin e posaçëm 41 biss.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet u rigjykuara sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë.

Pervec Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari si dhe Shkëlqim Protoduari si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.

Marashi: I bëj thirrje organit hetues të thellohet në hetimin e kësaj ngjarje, dhe të zbulojë autorët e vërtetë. Nuk kam gisht në këtë ngjarje

Në seancë mbrojtja kërkoi që në rast fajësie, të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimave ku pati edhe një dialog mes njërit prej tyre dhe Fran Marashit

Familjari: Jam rritur jetim

Marashi: Ti ke të drejtë të kërkosh drejtësi por nuk kam gisht në ngjarje