Mbyllja e hetimeve/ SPAK-u dërgon në gjyq edhe mikun e Erion Veliajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 16:28
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme sot ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim mikun e kryebashkiakut Erion Veliaj, Elman Abulen.
Mbi Abulen rëndon akuza e “pastrimit të produkteve të veprave penale” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
"Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Elman Abule është biznesmeni me shtetësi belge, të cilit iu sekuestruan 50 milionë euro.
