Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës, ja arsyeja
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 16:27
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi ka lejuar ish-presidentin që ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, të komunikojë me mediat nëpërmjet telefonit të tij.
Në kërkesën drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Burgjet akuzojnë avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.
