I shpëtoi atentatit, por iu vr*në dy miqtë, shënjestra Erogen Vaso: Ika me vrap, më ndoqi me a*më…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 15:09
Erogen Vaso Brajoviç është marrë në pyetje sërish nga hetuesit lidhur me atentatit në Shkodër dy ditë më parë (8 Shkurt) ku të vrarë mbetën dy miqtë e tij, ndërsa vetë u plagos.
43-vjeçari ka rrëfyer se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një person me skafandër në kokë dhe armë.
“Në atë moment”, deklaroi Erogen Vaso Brajoviç, “u ngrita dhe u largova me vrap”.
Por theksoi se autori i masakrës, i dyshuar si Ragip Gilam, e ndoqi nga pas duke e qëlluar.
