ZIDANE DREJT STOLIT TË FRANCËS! Ish-trajneri i Real Madridit do të pasojë Deschamps pas Kupës së Botës 2026
Federate franceze e futbollit kërkon të emërojë si trajner të kombëtares, legjendën e bluve Zinedine Zidane. Ish futbollisi, njëherësh ish-trajner i Real madridit, nuk ka konfirmuar asgjë, por mediet e huaja thonë që lëvizja do të konkretizohet pas Kupës së Botës 2026.
Në Francë, gjithnjë e më shumë po përforcohen zërat se ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane do të marrë drejtimin e Kombëtares Franceze të Futbollit.
Sipas gazetës prestigjioze L'Équipe, Federata Franceze po diskuton largimin e trajnerit aktual Didier Deschamps pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Dhe emri që po mendojnë për zëvendësimin është pikërisht Zizu, legjenda e kombëtares franceze.
Burime pranë trajnerit thonë se Zidane është i vetëdijshëm për gjithçka që thuhet dhe për entuziamin që ka skuadra për të punuar me të. Por deri në këtë fazë nuk ka një deklaratë zyrtare nga palët, që mund ta konfirmojë lëvizjen.
I pyetur nga gazetarët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, nuk zbuloi asnjë detaj. “Është ende herët për të folur për këtë, deklaroi ai.

Fillimisht lajmi për emërimin e Zidane në pankinën blu qarkulloi pas një eventi të organizuar nga ish trajneri, ku të ftuar ishin legjendat franceze si Blanc, Barthez, Karembeu, Petit, por edhe yje si Paul Pogba e Michel Platini.
Mes atmosferës festive, shokët e skuadrës së dikurshme hodhën idene, disi në formë shakaje, për të ardhmen e Zidane si trajner i Francës, me dëshirën që ajo të bëhet realitet.
Zidane drejtoi për herë të parë dhe të fundit ekipin e Real Madridit me të cilin shkroi historinë, duke fituar tre trofe të Championsit radhazi, në vitet 2016, 2017, 2018.
Ai ka një karrierë të gjatë futbollistike si lojtar gjithashtu. Falë paraqitjeve të tij shumë shpejt u kthye në një prej futbollistëve më të shtrenjtë në botë, me dominimin fantastik të mesfushës.
Në 108 paraqitje për kombëtaren franceze, ish-futbollisti ka shënuar 31 gola, ndërsa ka spikatur në turnetë evropiane dhe botërore.

