Ngjarja në Shkodër, Balliu: Përplasja e grupeve po merr jetë dhe po cënon sigurinë publike

Partia Demokratike ka denoncuar situatën e sigurisë publike në vend, duke marrë shembull ngjarjet e fundit në Shkodër. Deputeti i zgjedhur Klevis Balliu tha se Shkodra është shndërruar në kryeqendrën e krimit të organizuar

Partia Demokratike ka denoncuar gjendjen e rëndë të sigurisë publike në vend, duke marrë shkak nga  ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër.

Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, tha se qyteti simbol i kulturës dhe qytetarisë është shndërruar në kryeqendrën e krimit të organizuar.

Ngjarja e fundit ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën të tjerë mëngjesin e së hënës, sipas PD, është pjesë e një zinxhiri masakrash që kanë goditur jo vetëm Shkodrën, por edhe qytete të tjera të vendit.

Partia Demokratike tha se përhapja e krimittë organizuar dhe bandave është duke rrezikuar mbarë vendin