Trajneri i Kosovës/ Foda: I kemi analizuar gabimet me Zvicrën, do reagojmë ndaj Suedisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 19:00
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi konferencën zyrtare për mediat para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Trajneri Franco Foda tha se e ka analizuar në detaje humbjen ndaj Zvicrës (4-0) dhe u shpreh i bindur se do të bëjnë paraqitje të mirë ndaj Suedisë.
“Kemi qenë të vetëdijshëm që Zvicra ka një ekip shumë të fortë. Nuk përmbyllet gjithçka me një ndeshje. Në pjesën e dytë kemi treguar një lojë pak më të mirë. Dje i kemi analizuar gabimet në thelb veç e veç kundër Zvicrës. Tani jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të bëjmë një ndeshje të mirë”, tha Foda.
Kosova përballet me Suedinë nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
