Të dënuar për të fituar/ Kombëtarja përgatit në Tiranë sfidën vendimtare ndaj Letonisë (FOTO+VIDEO)

Kombëtarja shqiptare nisi stërvitjen në Tiranë në përgatitjen për ndeshjen me Letoninë. Në përballjen e cilësuar vendimtare për vijimin e rrugëtimit në botëror, Silvinjo ka dhënë dhe këshillat e fundit për përballjen.

Këto janë momentet kur trajneri i Kombëtares Silvinjo zhvillon me lojtarët stërvitjen para ndeshjes me Letoninë.

E cilësuar si përballja më vendimtare për kualifikimin në botërorin e futbollit, përkushtimi i brazilianit duket edhe më i lartë.

Këshillave për lëvizjet në fushë ia lanë vendin stërvitjeve teknike, por edhe të forcës në fushë.

Të dënuar për të fituar/ Kombëtarja përgatit

Portierët, po ashtu, u vunë në sfidën e goditjeve, ndërsa rezultati i këtij grumbullimi do të jetë faktori i përzgjedhjes së 11 lojtarëve që do të jenë në fushë të martën ku do të kërkohet të merren tre pikë për t’iu afruar Serbisë që mban vendin e dytë edhe pse me një ndeshje mangët.

Duket se morali i lojtarëve është i lartë, por megjithatë do të pritet ndeshja e së martës që do të vendosë ecurinë e mëtejshme.

RENDITJA NE GRUP

Fitorja kundër Letonisë është detyrim për Kombëtaren Shqiptare, nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për Botërorin.

Pas dy barazimeve radhazi, ndaj Serbisë dhe vetë Letonisë, Shqipëria ka humbur terren në grup. Aktualisht, kuqezinjtë renditen të tretët me 5 pikë, ndërsa Serbia, falë fitores 1-0 ndaj Letonisë, ka kaluar në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë.

Të dënuar për të fituar/ Kombëtarja përgatit

Në krye qëndron Anglia, e cila ka fituar 2-0 ndaj Andorrës dhe kryeson me 12 pikë. Për Shqipërinë nuk ka më hapësirë për gabime, pasi duhen 9 pikë në tre ndeshjet e ardhshme, pa llogaritur sfidën me Anglinë në fund.

Trajneri Silvinjo është duke analizuar gjendjen e lojtarëve për të vendosur formacionin më të përshtatshëm. Përqendrimi është maksimal, ndërsa objektivi është vetëm fitorja ndaj Letonisë.

Të dënuar për të fituar/ Kombëtarja përgatit