Uzuni rikuperohet për Letoninë, ja numri i biletave të shitura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 18:20
Myrto Uzuni është rikuperuar dhe do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjen ndaj Letonisë.
Sulmuesi ka lënë pas problemet në kofshën e djathtë dhe është stërvitur me pjesën tjetër të grupit.
Një lajm i mirë për trajnerin Silvinjo, që do e ketë të plotë grupin dhe ka më shumë mundësi zgjedhje për duelin e së martës.
Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë do të luhet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”. Mësohet se për këtë përballje, janë shitur rreth 13 mijë bileta.
