Dashevci: Grafitet janë vazhdimësi e propagandës hibride, por siguria në Kosovë është përforcuar
Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, tha se grafitet kërcënuese ndaj Kosovës vazhdojnë si pjesë e një propagande hibride, por siguria e vendit është përforcuar me masa preventive dhe resurse të plota policore.
" Këto grafite janë vetëm vazhdimësia e saj që janë shkruar edhe më përpara, para 1 viti, 2, 3, 4 apo 5 viteve.
Është vazhdimësia e asaj propagadës që vjen direkt në atë luftën e egër hibride që Serbia kurrë nuk e ka ndalur ndaj republikës së Kosovës për asnjë moment.
Hyn edhe disinformata, hyn edhe sabotazhi por edhe pamflete të ndryshme me kërcënime dhe ç'ka jo tjetër nga qarqet destruktive që nuk ja dëshirojnë të mirën republikës së Kosovës.
Çka është me rëndësi të ceket këtu është se aspekti i sigurisë ka ndryshuar shumë. Nuk flitet më për vitet e kaluara por flitet për të tashmen, ku policia e Kosovës ka një preventivë si kurrë më parë, ka mjaft resurse humane, teknike e të gjitha çka i nevojitet një policie demokratike", u shpreh Dashevci.
