Grafite k*rcënuese ndaj Albin Kurtit/ Elshani: Rasti i hapur, por pa persona të dyshuar
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte zv/ drejtori i policisë në rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani
"Ajo çfarë mund të themi është se vendosja e grafiteve nuk është diçka e re për ne në veri të vendit. Kemi pasur raste ku kemi ndaluar fëmijë të moshës 14-vjeçare duke shkruar grafite.
Për ne nuk është diçka brengosëse kjo pasi deri tani nuk kemi pasur ndonjë pasojë që kemi parë nga grafitet.
Sidoqoftë rasti është hapur sepse kanosja ishte e adresuar kunddrejt kryeministrit të vendit. Ne kemi kontaktuar Prokurorinë Themelore dhe atë Speciale. Nuk kemi ndonjë person të dyshimtë, por në rrjetin social Telegram ky grafit, jo ky që është shkruar kështu por me grafite të tjera është parë dhe më datë 20 gusht.
Nuk është diçka për tu shqetësuar", u shpreh Elshani.
