VIDEO/ Skena të pazakonta në Mykonos! Policët grekë ‘shtrijnë në tokë’ turistët italianë
Skena kaosi u zhvilluan në Mykonos , jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë, kur një grup turistësh italianë u përleshën dhe situata doli jashtë kontrollit.
Video e filmuar nga YouTuber Christos Giannelis, kap përleshjen e dhunshme, sekondë pas sekonde, midis të rinjve të dehur dhe oficerëve të policisë që u përpoqën të rivendosnin rendin.
Gjithçka nisi kur dy grupe italianësh u grindën ashpër mes njeri – tjetrit, me britma dhe sharje që shpejt i lanë vendin grushteve dhe shtyrjeve. Oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje u përpoqën t’i ndanin, por u përballën me rezistencë të papritur nga turistët, të cilët jo vetëm që refuzuan t’u bindeshin, por edhe i sulmuan.
Videoja tregon qartë policinë duke luftuar për të përmbajtur protestuesit, ndërsa italianët e dehur qëllojnë me grushte dhe përpiqen të shpëtojnë nga kordoni. Tensioni kulmon me britma, ndërsa dhjetëra kalimtarë janë ndalur për të parë skenën e pabesueshme në qendër të ishullit.
Më në fund, pas disa minutash ‘luftimesh’ të ashpra, policia arrin të imobilizojë protagonistët e episodit, t’i prangosë dhe t’i çojë në Stacionin e Policisë së Mykonos, duke i dhënë fund episodit që tronditi zonën.

