Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit. Ja çfarë thanë të akuzuarit në sallën e gjyqit

Fation Klinaku dhe Nuredin Selmani nuk e kanë pranuar fajësinë për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën e shqyrtimin fillestar, pas leximit të aktakuzës, Klinaku tha se nuk konsideron që nuk ka kryer vepër penale.

“Konsideroj qe nuk kam kryer vepër penale dhe unë nuk e pranoj fajësinë”, tha Klinaku. Fajësinë nuk e ka pranuar as i akuzuari tjetër Nuredin Selmani.

Në leximin e aktakuzës, prokurori special, Bekim Kodraliu tha se Faton Klinaku e ka kanosur seriozisht dhe publikisht kryeministrin Albin Kurti.

“I pandehuri Faton Klinaku, seriozisht dhe publikisht e ka kanosur përmes rrjetit social Facebook duke postuar. Pas reagimeve të opinionit publik, i pandehuri ka përsëritur një shkrim me përmbajtje kërcënuese. I pandehuri seriozisht e ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti”, tha ai.

Edhe për të akuzuarin Nuredin Selmanin, prokurori special tha se “seriozisht dhe publikisht e ka kanosur [Kurtin]” përmes rrjetit social Facebook. /Kosovapress/