Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit

Pas zjarreve të përvëluara që preken fshatrat e Gramshit gjatë gushtit, Bashkia e Elbasanit ka reaguar me solidaritet.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet një paketë ndihme prej 3 milionë lekësh të reja për Gramshin.

Fondi synon të lehtësojë pasojat e shkaktuara, të mbulojë pjesërisht kostot e dëmeve dhe të mbështesë rikuperimin e zonave të djegura, duke vënë në pah edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes bashkive për situata emergjente.