PAMJET/ Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, tre të lënduar në aksin Lushnjë-Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2025, 13:16
Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal anës autostradës Lushnjë–Fier.
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.
Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

