Andoni: Premtimet për ujin përsëriten prej dekadash, problemet mbeten të njëjta
Analisti Ben Andoni, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, shprehu shqetësimin se edhe pas dekadash premtimesh, vendi vazhdon të përballet me krizën e ujit.
" Prezantimi ishte jashtëzakonisht i mirë dhe i vlerësueshëm, por ajo që dua të ndaj është një shqetësim si qytetar që është larg realitetit.
Absolutisht nuk ka shqiptarë që nuk e përshëndet këtë reformë dhe mua më vjen mirë që zoti Rama po mendon për një reformë jetësore por reforma e ujit tek ne ka qenë që pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe në një nga kongreset e para pas vdekjes së tij, Ramiz Alija premtoi që Shqipëria në 5 vjeçar, sepse atëherë sistemi socialist në Kongrese planifikonte gjithmonë për 5 vjet, do zgjidhi problemin e ujit.
Ja ku jemi sot. Jemi në vitin 2025 dhe Shqipëria ka ende probleme me ujin, që nga shpërdorimi, që nga shpërndarja, që nga mënyra sesi përdoret, që nga mënyra sesi faturohet etj.
Pastaj kishim sezonin e turizmit. Zoti Rama e theksoi vetë që Vlora e nisi me probleme", u shpreh Andoni.
