FOTO/ “Për një B, fjala Balla bëhet Palla” - Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte…

Ditën e djeshme, ministri Taulant Balla publikoi një video ku ironizonte shkuarjen në SPAK të Sali Berishës, duke shkruar se “bufi” ishte kthyer në shkollë, duke bërë një paralelizëm me rikthimin e fëmijëve në çerdhe e shkolla, më 1 Shtator.

Por, një prej ndjekësve e ka ironizuar me mbiemrin e tij, duke i zëvendësuar shkronjën “B”, me “P-në”.

Por, Balla edhe pse mund të zgjidhte ta anashkalonte komentin apo ta fshinte, nuk e ka kursyer ndjekësin, madje duke “shthurur” edhe gojën, gjë e cila nuk i përshtatet aspak një politikani të lartë të vendit.

“O tao tao!!! Ne fakt per nje b-qe ti se ve fjala “Balla” behet “Palla”, shkruan qytetari, ndërkohë që Taulant Balla i përgjigjet: “Oresti Berberi e ke pa sa e kishte pallën (figurë me simbol shpate) Skenderbeu”

FOTO/ “Për një B, fjala Balla bëhet Palla” - Ministri

/Boldnews