Historike!... Vora gjen fitoren e pare në Superiore, teksa i jep “leksion” Tiranës

Vora ka arritur të sigurojë fitoren e parë në Abissnet Superiore duke mposhtur Tiranën me rezultatin 3-1 dhe marrë tri pikët e para në Superiore.

Vorakët, që ndeshjet në shtëpi i luajnë në stadiumin e Laçit, arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 35-të me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Karrica në minutën e 35-të.

Në fillimin e pjesës së dytë në skenë ngjitet edhe njëherë Karrica, i cili finalizon saktë pas një harkimi nga e djathta e Bardhit në minutën e 46-të.

Zuna në minuën e 69-të “blindon” fitoren e Vorës me një goditje të fuqishme, ndërsa bardheblutë shënojnë golin e nderit me anë të  Paradinho në minutën e 85-të për të fiksuar rezultatin përfundimtarë 3-1.

Kësisoj Vora rrëmben tri pikët e para, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e një pike.