Kualifikueset e Botërorit, Foda zbulon lojtarët e ftuar te Kosova

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Suedisë dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Bien në sy dy risi, Leon Avdullahu dhe Veldin Hodza. Ky i fundit në të kaluarën ka luajtur për të rinjtë e Kroacisë, ndërsa tani ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës.

Nuk mungojnë emra si Rrahmani, Muriqi, Valon Berisha dhe Asllani, ndërsa rikthehet Meriton Korenica.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 5 shtator në transfertë, ndërsa më 8 shtator sfidon Suedinë në Prishtinë.

Kualifikueset e Botërorit, Foda zbulon lojtarët e ftuar te Kosova