VIDEO/ CEO i një kompanie polake shkakton kaos në US Open, i rrëmben një fëmije kapelen e nënshkruar nga duart nga tenisti

Ndërsa tenisti polak Kamil Majchrzak po u jepte autografe tifozëve pas fitores së tij në një ndeshje të US Open, një burrë, i cili dyshohet se është drejtori ekzekutiv i një kompanie të madhe, ia rrëmbeu kapelen që tenisti polak kishte nënshkruar, nga duart një fëmije.

Burri ia mori kapelen fëmijës, e fut në çantën e tij dhe më pas filloi të bënte selfie me partneren e tij. Në të njëjtën kohë, fëmija u përpoq t'i tërhiqte vëmendjen Majchrzakut për t'i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, por pa sukses.

Megjithatë, videoja e skenës, e cila u publikua në internet, u bë shpejt virale dhe arriti te vetë tenisti. Duke përdorur ndikimin e mediave sociale, Majchrzak arriti ta gjente fëmijën dhe i dha atij një kapelë tjetër.

Falë fuqisë së mediave sociale, burri nuk mundi t’i shpëtonte vëmendjes së publikut. Detektivët online e identifikuan atë si Piotr Szczerek, CEO dhe pronar i një kompanie polake të quajtur Drogbruk. Pas incidentit, ai bllokoi komentet në llogaritë e tij në mediat sociale, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh dënimin e fortë publik.

Momenti shkaktoi kritika të mëdha. Përdoruesit e internetit nuk hezituan ta quanin aktin “të neveritshëm” dhe “arrogant” dhe i kërkuan US Open të merrte në konsideratë ndalimin e burrit nga ngjarjet e ardhshme.