Milani kthehet te fitorja/ Mposht 2-0 Leçen në transfertë

Milani shënon fitoren e parë të sezonit duke mposhtur 2-0 Leçen në transfertë, duke I kthyer buzëqeshjen Alegrit pas zhgënjmit ndaj Cremonese.

Kuqezinjtë e nisën fort dhe që në minutën e katërt menduan se kishin kaluar në avantazh me një goditje me kokë të Gabbias, por ndërhyrja e VAR e anuloi për shkak të një faulli ndaj Coulibaly.

Rastet vijuan me Gimenez, i cili në fund të pjesës së parë humbi një mundësi të artë përballë portierit Falcone, duke mbajtur rezultatin e bardhë në pushim.

Në pjesën e dytë, Leçe ndryshoi duke aktivizuar debutuesin Stulic, që solli dinamizëm në fazën ofensive. Kaba rrezikoi në minutën e 49-të, por Maignan ishte i sigurt në pritje.

Milani mendoi se kishte shënuar në të 60-tën me Gimenez, por sërish VAR ndaloi festën për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, vetëm pak minuta më vonë, në të 66-ën, Loftus-Cheek zhbllokoi sfidën me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi perfekt nga Modric.

Pavarësisht tentativave për reagim nga vendasit, Lecce nuk gjeti rrugën drejt barazimit. Në minutën e 86-të, një gabim i rëndë i Gaspar në mbrojtje u shfrytëzua nga Veiga, që i dha topin Pulisic, dhe amerikani dyfishoi rezultatin duke vulosur fitoren.

Në fund, Milani menaxhoi qetësisht rezultatin, duke marrë tri pikë të rëndësishme që i japin frymë të re Allegrit pas një nisjeje të pasigurt.