Doçi: Objektivi i Vllaznisë mbetet kualifikimi në grupet e Champions League
Futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi, foli për "Ora News" theksoi rëndësinë e fitores dhe sfidat që ekipi ka kaluar këtë sezon me ndryshimet e shumta në përbërje.
" Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh që duhej patjetër fitorja për të siguruar kupat europiane pasi është viti i parë që realizohet "Europa Cup".
Është një kënaqësi ndryshe, por objektivi ka qenë tjetër, gjithmonë është punuar shumë për të kaluar raundet "Champions League" siç kemi bërë vit pas viti, duke pasur parasysh që ekipi këtë vit ka pësuar shumë ndryshime sepse kemi 11 lojtare që kanë ardhur nga jashtë, nga Amerika Latine, nga Amerika, nga Meksika.
E kemi pasur të vështirë dhe lidhjen me njëra tjetrën por objektivi ekipit ka qenë gjithmonë kualifikimi në grupet e "Champions Leaguet"", u shpreh Doçi.
