EMRAT/ Aksident tragjik në Peqin! Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë dy të rinj
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.
Mjeti tip “Golf ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën. Të lënduarit fillimisht janë transportuar me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin si pasojë e plagëve të marra.
Viktimat janë Gabriel Lluca 24 vjeç dhe Denis Korbi 24 vjeç, të dy banues në Peqin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia Peqin - Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur "Ura e Teqes", Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

