Rama, “zjarr” ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që favorizojnë piromanët dhe nderon zjarrfikësit

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku do të jepen medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet ndaj zjarreve që prekën vendin.

“Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni. Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh.

Një kronikë dramatike por me nota stërmundimi, përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë.”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama tha se përulen me respekt për të gjithë ata që bënë betejë me zjarret. Ai tha se situata me zjarret ishte një kronike e gjatë ethesh dhe dramatike, ndërsa shtoi se heroizmi qëe treguan zjarrfikësit nderuan shtetin dhe republikën.

Rama: Kur dëgjojmë pse Shqipëria nuk ka avion zjarrfikës, ju them se ato nuk janë magjistarë.

Ato na kanë ndihmuar, por nuk janë të plotfuqishëm. 22 avionë nuk e ndaluan dot zjarrin në Izmir që evakuoi dhejtëra mijëra njerëz. Ashtu sic nuk u shmang shkrumbimi i nje vendbanimi të madh sa Tiranë në Los Angelos.

Flota e avionëve tanë do të nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës. Por sot jemi për sakrificën në tokë. 

Kryeministri Edi Rama tha se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që të përcjellë pranë organeve drejtuese të gjyqësorit ankesat që ai ka shprehur për gjyqtarët e përmendur së fundmi.

”….Duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve krininale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi.

Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilistëve me zjarret.

Dhe mijëra hektarë përpiqen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve.

I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësoit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë.

Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe intetesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi.

Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrotje të interesit publik. “, tha Rama.

Akti i Komisar Agim Trocit

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët në Delvinë më 25 korrik.

“Mes tyre ka edhe jetë të dyta, si jeta e komisar Agim Trocit që u dergj i plagosur për ditë të tëra në shterat, por pa keqardhje për veprimin heroik që mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja dhe nga fëmijët.

Jetë sfiduese si kolonel Gëzim Markut, i cili u pri trupave me forcën enjë shembulli të rrallë, janë jetë të hedhur mes zjarreve, si ai zjarrfikësit nga Bulqiza, apo komandanti Ervin Buzi.

Jam i bindur që kur e kanë marrë detyrën, as Ervin Buzi dhe as Klajdi Tushe, nuk e kanë menduar se megjithëse e kanë ditur që do kishin orë fluturime shtesë, prapë se prapë, përfytyrimi se ato orë shtesë mund të ishin si orët shtesë mbi ajrin e zi përvëlues të zjarreve të verës, ku në emër dhe për hir të jetës tjerëve dhe pasurive të Shqipërisë, duhet të rrezikonin jetën e tyre duke sfiduar edhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit.

Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë”, tha Rama.