FOTO+VIDEO/ Socialistët në "ankth" për emrat e qeverisë së re, Ibrahimaj dhe Mete shkojnë në zyrën e Ramës

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrë pas pushimeve, duket se ka nisur puna për kabinetin e ri qeveritar.

Sot në kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete.

Rama pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re./Report Tv