LEGJISLATURA E RE/ Kuvendi shton dhe 4 komisione të përhershme parlamentare, përfshi edhe “Anti-Korrupsionin” e Xhafajt
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 14:35
Teksa pritet që në shtator të nisë dhe legjislatura e re parlamentare, Kuvendi po shqyrton mundësinë e krijimit të komisioneve të reja dhe të përhershme parlamentare.
Konkretisht, burime për Ora News bëjnë me dije se Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në 3 komisione të veçanta: Komisioni për Energjinë, Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin dhe Komisioni për Bujqësinë.
Gjithashtu bëhet me dije se Komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, përkatësisht ai për antikorrupsionin do të rikthehet edhe në legjislaturën e ardhshme, ndërsa ai për dezinformimin nga Erion Braçe jo.
