"Kosova zgjodhi kryetarin e Kuvendit", Berisha: Dimal Basha suksese në detyrë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 20:48
Berisha: Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit. Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë.