Edi Rama pret në Kryeministri Behgjet Pacollin

Sot, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime me ministra të kabinetit aktual.

Ka qenë ministri i Financave, Petrit Malaj, i pari që ka mbërritur në zyrën e kreut të qeverisë.

Pasi ai ka dalë nga kryeministria, Ramës i janë bashkuar ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Ndërsa në mesditë në zyrën e Ramës ka hyrë edhe ish-Presidenti i Kosovës, biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është duke ndërtuar aeroportin e Vlorës.