EMRAT/ Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat, lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 13:31
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Oltion Asllanin, i njohur dhe me mbiemrin Vodollari, dhe Serxhio Bajzën.
Asllani, 28 vjeç, akuzohet se të premten e kaluar qëlloi me armë automatike drejt një automjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona. Në seancën gjyqësore, ai deklaroi se nuk kishte qëllim të vriste njeri, por vetëm të trembte personat që, sipas tij, e kishin dhunuar fizikisht.
Nga ana tjetër, Bajza ka pohuar se ka shoqëruar shokun e tij me makinë kundër dëshirës, duke theksuar se ishte ndjerë i kërcënuar prej tij.
Të dy do të hetohen për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë.
