"Rama 4" përballë opozitës/ Olli: Do të kemi figura të reja në qeveri, opozitë të mos ngelet te retorika
Leonard Olli, gazetar përmes një interviste në Ora News tha se pritet që të ketë shumë emra të rinj në kabinetin e mandatit të katërt të qeverisë Rama.
Olli: Besoj se politika nuk ka qenë edhe aq pushim sa duhet të ishte, sepse kemi pasur një aktivistet të madh të Ramës dhe kemi pasur përditë nga opozita denoncime dhe aksione sa i takon zgjedhjeve dhe elementëve të tjera lidhur me qeverisjen aktuale. E rëndësishme është që kjo të mos ngelet me një politikë retorike, por të marrë një qasjet drejtë dhe normale.
Rama e ka bërë të qartë platformë ne tij qysh kur u fut në zgjedhje. Edhe në aspektin e qeverisje, me përjashtim të 3-4 njerëzve të tij politikë, besoj se do të kemi figura të reja në qeverisje, sepse vetëm kështu mund të rishpiket vetja në një mandat të katërt.
