Rama rikthehet në Kryeministri pas pushimeve në jug! Nisin përgatitjet për kabinetin e ri qeveritar?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2025, 14:01
Kryeministri Edi Rama është rikthyer paraditen e sotme në zyrën e tij në kryeministri, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi.
Kreu i qeverisë është fotografuar duke hyre në ambientet e godinës së kryeministrisë, i veshur sportiv dhe me rroba të zeza.
Sipas raportimeve, paraditen e sotme Rama ka zhvilluar një mbledhje me disa ministra dhe deputetë socialistë.
Pritet që brenda pak ditësh të prezantohet përbërja e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa në ditët e ardhshme Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.
