INTERVISTA/ Ermal Meta “shkëlqen” në “Natën e Tarantës”: Çdokush e dëshiron një moment të tillë. Në libra shpreh atë që nuk mund ta rrëfej në këngë
Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka dhënë së fundmi një intervistë ekskluzive për gazetaren Alba Kepi, ku ka rrëfyer emocionet e tij në pjesëmarrjen e Festivalit të Muzikës popullore italiane “Nata e Tarantës”.
Në bisedë Meta tregon se muzika shqiptare që ai preferon janë Grupet polifonike të Vlorës.
“Në libra shpreh atë që nuk mund ta rrëfej në këngë”, ka shtuar ndër të tjera këngëtari Ermal Meta.
INTERVISTA

Alba Kepi: Ermal doja ta nisja me këngët tënde më të fundit që e keni titulluar “Ndalni orët”. Në këtë moment të karrierës tuaj ku do të donit të ndaleshin orët e tuaja?
Ermal Meta: “Ndalni orët” është një këngë e thjeshtë që përshkruan një moment që do donin që mbeteshin siç janë, të mos ndryshonin, por jo gjithmonë ndodh. Çdokush e dëshiron një moment të tillë e një këngë mund t’i ruaj momente të tillë.
Alba Kepi: Lulet janë gjithnjë pjesë e tekstit të këngëve të tua. Dhe kjo këngë e fundit mban mes strofave vargun “të vendos një lule në shep”. E po një këngë që titullohet “Lule-Lule” ke zgjedhur për ta kënduar në skenën e rëndësishme, siç është “Notte della Taranta”. Është pjesëmarrja e para që bënë në këtë festë të madhe të melodisë popullore italiane me një këngë simbol të këngëve arbëreshe

Ermal Meta: “Lule-Lule” është një këngë nostalgjie për tokën për ndjenjat që dhe pse mendojnë se kanë shkuar, por të tilla nuk janë, mbeten në zemër, brenda shpirtit.
Alba Kepi: Gjatë konferencës për shtyp theksove rolin e rëndësishëm të traditës- “Duhen mirëmbajtur për të forcuar identitetin tonë”....
Ermal Meta: Çdo traditë, rit është një mirëmbajtje e identitetit kulturor. Nata e Tarantës ka një identitet shumë të fort e mjaft e lidhur me këtë territor. E po të njëjtën gjë mund të them për muzikën arbëreshe që ka një peshë të dyfishtë që mban lidhur identitetin shqiptar dhe ata italian pasi jetojnë mbi 5 shekujsh bashkë. Kënga “Lule-Lule” është mjaft e bukur e më pëlqen shumë. Nuk kam pasur mundësi pasi nuk kam gjetur rastin e duhur për ta kënduar e ky është një rast unik. Gjatë provave ndjeva që dhe publiku e të gjithë e njihnin këtë këngë. Kjo tregon se jemi popuj të të njëjtit det. Pra jo vetëm “Nën të njëjtin qiell por dhe të të njëjtit det.
Alba Kepi: Kush është melodia, muzika, kënga që preferon të dëgjosh shpesh nga muzika tradicionale popullore shqiptare që ndoshta dhe të sjellin motivin për të krijuar kompozuar?

Ermal Meta: Më pëlqejnë shumë grupet polifonike të Vlorës. I dëgjoj me shumë dëshirë e kuriozitet. Më pëlqejnë shumë se janë të vështira teknikisht e më kanë prekur gjithmonë. Jam rritur në Vlorë dhe pse kam lindur në Fier, por gjithmonë qysh i vogël grupet polifonike të Vlorës më kanë kuriozuar shumë.
Alba Kepi: Projektet e së ardhmes? Ndoshta një libër i ri pas dy librave që kanë pasur suksese, një tur muzikor?
Ermal Meta: Turi është në përfundim tani e më pas do mbyllem në studio. Pas dy librave ende nuk di nëse do nis të tretin por ndoshta po.
Alba Kepi: E librat e tu janë impenjativ kanë një fill historik rrëfyes e reflektues...
Ermal Meta: Po, e vërtetë. Kur shkruaj, mendja, shpirti e tërë qenia ime përfshihet nga libri.
Alba Kepi: Ka qenë kënga që të ka çuar tek krijimtaria?

Ermal Meta: Nuk di ta them, por ndoshta dhe po, sepse unë kam filluar të shkruaj mjaft i ri 14-15 vjeç. Kam dashur gjithmonë të rrëfej diçka e librat, romanet ma japin këtë mundësi gjë që në tekstet e këngës je i kufizuar për shkak të strukturës së tekstit, rimën.
Alba Kepi: Jemi në këtë festë të përvitshme të Puglias. Ky territor është dhe i yti pasi këtu je rritur dhe pse je shqiptar. Besoj dhe një emocion më shumë të këndosh në tokën që të ka pranuar si birin e saj.
Ermal Meta: Pa dyshim këndoj në shtëpinë time. Sa herë bëj koncerte të Puglia kam të njëjtën ndjesi e emocion sikur kam ndjerë kur kam kënduar në Shqipëri. Është një ndjenjë shumë e veçantë që e gjej veç këtu e në Shqipëri.



