ART NË NATYRË! Ekspozita e Andy Goldsworthy, e ndërtuar rreth e qark qytetit të Edinburgut

Një ekspozitë madhore e Andy Goldsworthy-t, artistit që përdor natyrën si material krijimi tashmë është e hapur për publikun. Veprat e tij dhe të artistëve të tjerë shfaqen në hapësira publike të Edinburgut përshirë kopshtet, lumenjtë e më gjerë.

Një ekspozitë e re në Edinburg rikthen vëmendjen tek ndikimi i artistëve bashkëkohorë që punojnë me natyrën dhe peizazhin si material krijues.

Në qendër të saj qëndron Andy Goldsworthy, i njohur për veprat e tij të krijuara me elementë natyrorë, nga gjethet e thara e deri te balta apo leshi i deleve.

Ekspozita e hapur në Royal Scottish Academy shërben si pikënisje për një itinerar më të gjerë artistik në qytet, ku veprat e Goldsworthy-t, së bashku me ato të artistëve si Barbara Hepworth, Antony Gormley dhe Charles Jencks, gjenden të shpërndara në parqe, kopshte botanike dhe hapësira të tjera publike të Edinburgut.

Përmes kësaj shëtitjeje, qyteti shndërrohet në një galeri të hapur, ku arti dhe natyra ndërthuren natyrshëm.

Një nga ndalesat e para është Kopshti Botanik Mbretëror, ku ekspozohen disa nga punët më të njohura të Goldsworthy-t, përfshirë instalacionin Slate Cone.

ART NË NATYRË! Ekspozita e Andy Goldsworthy, e ndërtuar rreth e

Aty ndodhen edhe vepra të Barbara Hepworth dhe artistit skocez Ian Hamilton Finlay, ndërsa në pjesën juglindore të kopshtit, nën hijen e një peme lajthie, qëndron skulptura Slate, Hole, Wall,  një rreth i ndërtuar me gurë të vendosur me dorë.

Rruga vijon përgjatë lumit Water of Leith, ku mund të shihen disa nga statujat prej hekuri të Antony Gormley-t, të vendosura brenda lumit dhe nëpër hapësira urbane.

Në të njëjtin kompleks, në oborrin përpara galerisë, ndodhet Landform, një vepër monumentale e Charles Jencks me kodra të gjelbra dhe një pellg të formuar me kujdes, që ndërthur natyrën me arkitekturën moderne.