Festa e Koranit në Pogradec/ Festival unik për peshkun simbol të liqenit

Në Pogradec u zhvillua për herë të parë festa e peshkut koran, specie unike që rritet vetëm në liqenin e Ohrit.

Ngjarja solli një ndërthurje të muzikës, kulinarisë dhe traditës vendase, duke tërhequr vendas e turistë nga jashtë.

Në Pogradec është organizuar për herë të parë festa e peshkut Koran, një specie unike që rritet vetëm në liqenin e Ohrit.

Festa përkon me periudhën e pasurimit të liqenit me peshq të vegjël të këtij llojit

Festivali ofroi një përvojë të pasur kulturore, ku muzika u ndërthur me shijen e pjatave tradicionale të qytetit liqenor.

Kryefjala e festivalit ishte korani i famshëm, një peshk unik i Liqenit të Pogradecit, i përgatitur me mjeshtëri dhe i kthyer në simbol të kësaj feste.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Ilir Xhakolli, Pogradeci mbyll sezonin veror për të vijuar me aktivitetet e vjeshtës, ndërsa inspektori i peshkimit Olsi Çekiçi thekson se sasia e koranit që hidhet çdo vit është në rritje, ndersa pritet  edhe rezultati  shtimit ne sasi nga vezet  e hedhura e det cdo sezon.

''Festa tërhoqi jo vetëm profesionistët dhe entuziastët e peshkimit, por edhe kuzhinierë të njohur, artistë të fushave të ndryshme të cilat shfaqën për publikun dhe të pranishmit gatime të ndryshme me këtë peshk kaq të veçantë  koranin por nuk munguar as  gatimet e vecanta''.

''Mes vendasve të shumtë nuk munguan as  turistë e  huaj që ndoqën nga afër këtë festë, duke shijuar e vlerësuar gatimet si dhe mikpritjen qe gjeten aty. Chiara Costanzo u shpreh e surprizuar nga Pogradeci, të cilin e vizitonte për herë të parë''.

''Më pëlqen shumë atmosfera dhe mirësjellja e popullit shqiptar. Në këtë festë provova peshkun koran, i cili është unik në botë sepse rritet vetëm në këtë liqen, dhe isha shumë kurioze. Ah, më pëlqeu shumë edhe rakia''.

Nga ana tjetër, edhe një turist italian u shpreh se

“Çdo gjë duket shumë bukur. Pashë nga afër gatimet e ndryshme të peshkut këtu dhe vërtet më hapën oreksin, tani jam i uritur. Është hera ime e parë këtu, më pëlqeu pamja, malet dhe liqeni.”

Festa e peshkut Koran në Pogradec shënoi nisjen e një tradite të re, duke bashkuar komunitetin e peshkatarëve me artistët dhe gastronomët.

Ky organizim i parë u konsiderua si fillimi i një feste që pritet të kthehet në traditë, duke përfaqësuar një festë të vërtetë të kulturës dhe traditave shqiptare dhe duke krijuar një eksperiencë të paharruar për të gjithë pjesëmarrësit.