Qarkullonte në kundërvajtje, gjobitet drejtuesi i automjetit në Mirditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2025, 19:47
Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shfaqej një automjet duke qarkulluar në kundërvajtje, strukturat përgjegjëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë identifikuan dhe shoqëruan në Komisariatin e Policisë Mirditë automjetin që shfaqej në video.
Në zbatim të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 mijë lekë, si dhe me masën plotësuese të zbritjes së 10 pikëve nga leja e drejtimit.
Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton të vazhdojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.
