EMRI/ Tentoi të kontrabandonte veshje nga Greqia, arrestohet 50-vjeçari
Një 50-vjeçar, i cili tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Korçë.
Gjithashtu janë sekuestruar mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë bëri të ditur sot se, në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin Endri Nisi, 50 vjeç, banues në Korçë.
Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

