Makina humb kontrollin dhe përplaset me rrethimin e vilës qeveritare në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 10:05
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkaqe ende të paqarta, duke përfunduar në rrethimin e godinës.
Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
