Pak orë para takimit Trump-Zelenski në Uashington, Rusia godet me drone gjatë natës Ukrainën, 5 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 09:47
Pak orë para samitit të NATO-s në Uashington, Rusia ka kryer sulme të reja ajrore ndaj qyteteve ukrainase.
Në Harkiv, një dron rus goditi një pallat banimi, duke vrarë të paktën katër persona, mes tyre një fëmijë. Sipas kryebashkiakut Ihor Terekhov, një pjesë e ndërtesës është shembur dhe nën rrënoja mund të ketë ende të bllokuar.
Ndërkohë, në rajonin e Zaporizhzhias, një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë, pas një sulmi me bomba fluturuese. Lajmin e konfirmoi kreu i administratës rajonale, Ivan Fedorov.
Sulmet ndodhin në një moment kur vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te samiti i NATO-s dhe mbështetja për Ukrainën.
