FOTO/ Zjarret në Skënderbegas, nis gr*posja e kafshëve të ngordhura

Njoftimi:

Drejtori i Shërbimit Veterinar në DRVMB Elbasan, z. Spiro Hunçi , së bashku me stafin veterinar të Zyrës Vendore të Veterinarisë Gramsh, nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit veterinar z. Fatmir Ozuni , ndodhen sot në Njësinë Administrative Skënderbegas, ku po zhvillohet procesi i evidentimit dhe inventarizimit të kafshëve të ngordhura, djegura apo asfiksuar si pasojë e zjarrit.

Në këtë veprimtari po merr pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Gramsh, z. Besian Ajazi, së bashku me strukturat vendore të emergjencave dhe banorët e zonës. Po kryhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i trupave të kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare dhe mbrojtjes së mjedisit. Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur.