Situatë kritike nga zjarret në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesa në fshatin Xath, evakuohen banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2025, 10:11
Situata paraqitet kritike në Fushë-Arrëz për shkak të zjarreve.
Flakët e përhapura me shpejtësi gjatë natës, kanë kaluar nga fshati Xath në fshatin Flet dhe zonën e quajtur “Kunorë Dardhe”.
Raportohet se zjarri rrezikon disa banesa në fshatin Xath, ndërsa janë evakuuar edhe disa banorë.
Zjarri i cili ndodhet në terren malor, ka djegur pisha e bimësi e ndryshme, ndërsa ndërhyrja nga toka është e vështirë.
