Zjarr i fuqishëm në Gramsh, situata del jashtë kontrollit, flakët përhapet drejt fshatit Snosem. Banorët në panik, kërkojnë ndihmë urgjente
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në zonën e Vgjeshtës në fshatin Sojnik njësia a,d ,m Kukur pasditen e djeshme , sot kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur me shpejtësi drejt territorit të fshatit Snosem.
Flakët, të ndihmuara nga era dhe thatësira, janë afruar rrezikshëm pranë banesave në fshatin Snosëm . Florenc Sene, një banor i zonës, ka telefonuar në redaksinë e Fax News për të bërë një apel të fortë për ndihmë.
“Zjarri është shumë i madh. Çdo orë po afrohet gjithnjë e më shumë te shtëpitë tona.
Kemi frikë për jetën dhe pasurinë. Ju lutem, na ndihmoni!”, – tha ai në një lidhje telefonike.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shërbimet zjarrfikëse dhe institucionet përkatëse, pasi situata po bëhet gjithnjë e më alarmante.Fax News po ndjek nga afër zhvillimet dhe do të sjellë informacionet më të fundit.
