Zjarr masiv në fshatin Tërvaç të Vlorës, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2025, 14:54
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në fshatin Tërvaç të Vlorës.
Flakët po përhapen me shpejtësi nga era që fryn, ndërsa ndërhyrja nga zjarrfikësit është e pamjaftueshme.
Bëhet me dije se është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të parandaluar flakët që tu afrohen zonave të banuara.
