“Do t’i gropos lekët te ullinjtë se rrojnë gjatë”/ Grupi i trafikut solli në Tiranë 3.8 mln euro

Aktivitieti i drogës i cili kryhej në portet me te rëndësishmë të europës kishte sjellë shumë të ardhura për Franc Copjën dhe grupin tij.

Këto para që tashmë kishin në duar trafikantët ose i pastronin në blerjen e objekteve apo sipërfaqjeve të tokave ose i fshihin.

Një episod interesant është zbuluar nga përgjimet e Sky me Ervis Celes dhe Franc Copjes.

Sipas përmbajtjes së komunikimi, Cela i thotë Copjës së ka marrë në Tiranë një shumë parash të dyshuar prej 3.8 milion euro, kesaj shume i ulet perqindja e transportit të parave cash e cila eshte 2%.

Ndërsa  Franci i shkruan se ditën e diel do të dorëzojë dhe një shumë tjetër të dyshuar prej 3 milion euro.

Për gjithë këto të ardhura Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ullinj  do të bëjë një  gropë per fshehjen e parave.

Biseda si me poshtë:

Cela: Shok  3.8 M mora sot ne Tr...Shumë flm... Dmth 3.8-2%...

Copja - Po.... "Do t dorzoj tjera t dielen me Kismet ... 3M... E vazhdojn me rradh... Se i mledh dhe lekt mutin gjitha t mdhja...

Cela: Kan 200 ullinj ne mal duhet fut naj qyp atyre... Se ullijt rrojn shum...

Copja:- Ahahaha... Kthej flori....Mos fut lek në tok... Medgjomu...

Cela: Ska flori... Duhet me grabit naj bank... Duhet me porosit nga afrika

Copja: E di q ska... Do flas  un ktu  me njanin mos i nai saju ky... Po mlidhi  avash avash... Por mos fut lekn tok... Se tprishen