FOTO/ Zjarret në Delvinë, pëson djegie komandanti i zjarrfikëses, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2025, 15:37
Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë ka marrë plagë djegieje, teksa ishte pjesë e operacionit për shuarjen e flakëve në fshatin Blerimas.
Bëhet me dije se komandanti ka marrë djegie në dorë dhe këmbë.
Menjëherë pas djegieve është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, nga ku është transportuar mandej në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.

