Vatra e zjarrit ende aktive në Tepelenë, flakët favorizohen nga era e fortë

 Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në zonën e Lekëlit në Tepelenë. Gjatë orëve të fundit raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.

Ekipet zjarrfikëse nga i gjithë qarku janë dërguar në vendngjarje për të neutralizuar flakët, por situata mbetet e vështirë dhe zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Gjithashtu autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët në zonë.