Përplasi policin tek vijat e bardha, procedohet penalisht shoferi 61-vjeçar në Shkodër

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal dhe ka referuar materialet për 61-vjeçarin B. N., për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”,  u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N, 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Procedimi nisi  pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin.

Si pasojë shtetasi P. K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.