EMRI/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë
Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
Gjatë kontrollit fizik blutë i gjetën Françesko Doçit edhe një sasi lënde kokainë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë-Kurbin/ Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh në zonën e Lezhës dhe Laçit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.
Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:
F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.
Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i:
* disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave;
* tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës;
* disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit:
M. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.
Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
