Ç'ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë? 27-vjeçari paraqitet në spital i plago*ur në këmbë me armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2025, 07:52
Një 27-vjeçar me inicialet R. Ç., është vetëparaqitur në spital rreth orës 23:00 i plagosur në këmbë.
Në njoftim thuhet se ai ishte plagosur me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”.
Bëhet me dije se 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.
