Kurti komenton vendimin e Osmanit për tërheqjen e kërkesës nga Kushtetuesja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2025, 17:21
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar tërheqjen e kërkesës së presidentes Vjosa Osmani nga Gjykata Kushtetuese për shkak të gjyqtarit Radomir Laban, teksa ka dhënë edhe detaje nga takimi me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai pas vizitës në Klinikën Kardiologjike në Prishtinë, ka folur lidhur me gjyqtarin Laban, i cili është caktuar nga Kushtetuesja si kryesues i çështjes mbi daljen nga ngërçi politik në vend.
“Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni, se ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohej nga Gjykata Kushtetuesja. Është absurde është që dikush që është i papërshtatshëm, me rrezik për rendin tonë kushtetues, që të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, ka thënë Kurti.